Abdixhiku viziton stafin shëndetësor në Viti: Koeficient 150 që në javën e parë për këtë sektor

13 janar 2025 | 16:13

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur zotimet e tij për sektorin e shëndetësisë në një takim në Viti.

Ai ka përmendur ndër tjerash rritjen e pagave, QKMF të re në Viti, sistem të digjitalizuar shëndetësor e sigurime shëndetësore.

“Interesim i madh i stafit shëndetësor në Viti, për programin dhe zotimet tona në fushën e shëndetësisë. Në QKMF-në ‘Nëna Terezë’ në Viti, së bashku me Sokolin dhe drejtoreshën Vjollca Kadolli, shpalosëm zotimet tona për sektorin e shëndetësisë para një takimi me pritje plot të ngrohtë!”.

“Nga Spitali i Ri i Kosovës; te pagat më të larta me koeficient 150; te një QKMF e re në Viti, sistem i digjitalizuar shëndetësor e sigurime shëndetësore me premiume 3.5% plus 3.5%, punësim e specializim i garantuar për të diplomuarit e mjekësisë – këto janë qëllimet tona”.

“Do t’i bëjmë sepse shëndetësinë e kemi prioritet kombëtar! Sepse ndryshimi është domosdoshmëri! #LDK124”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i ka njoftuar se ushtarët gjermanë dhe ata letonë kanë…