Abdixhiku: Zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor
02 qershor 2021
| 17:25
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale do të ishte 31 tetori i këtij viti.
“Patëm një takim konstultativ ashtu siç e do Kushtetua, diskutuam rreth caktimit të datës së mundshme për zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje dihet që do të mbahen në muajin tetori, si LDK kemi propozuar që data 31 tetor të jetë e duhura”, ka thënë Abdixhiku.