Abdixhiku zotohet nga Obiliqi: Ngrohje qendrore dhe investim në modernizimin e ‘Kosova B’

02 shkurt 2025 | 18:59

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, nga tubimi në Obiliq ka përsëritur zotimin për ngrohje qendrore në këtë qytet dhe zgjidhje të ndotjes së ajrit.

Sipas tij do të investohen mbi 120 milionë euro për termocentralin Kosova B.

“Me ndërtimin e Termocentralit të ri nuk do të mbetni pa punë. E kur jemi te pagat, do t’i rrisim pagat për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re, për shërbyesit civil, është zotimi ynë i parë – është vendimi ynë i parë! Një javë, 150”, deklaroi Abdixhiku.

“E di që një qytet me një ndotje kaq të madhe siç është Obiliqi, prandaj nga 50 milionë euro të ndara për gjelbërim, shumica do të shkojnë për Obiliqin’’, shtoi Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka hapur tubimin e saj…