Abdixhiku zotohet për ndarjen e 360 milionë eurove për ndërtimin e ‘Unazës së Jashtme të Prishtinës’

14 janar 2025 | 12:26

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, kanë prezantuar projektin e ndërtimit të “Unazës së Jashtme të Prishtinës” në vlerë 360 milionë euro.

Ai ka deklaruar se qëllimi i ndërtimit të “Unazës së Jashtme” është se “shkarkimi i trafikut dhe përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet.”

“360 milionë euro për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Prishtinës, për shkarkimin e trafikut dhe përmirësimin e qarkullimit në kryeqytet”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit…