Abdixhku, mirënjohës ndaj EPP-së për rezolutën që Kosovës t’i liberalizohen vizat
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka falënderuar Partitë Popullore Evropiane (EPP) për rezolutën e miratuar në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Abdixhiku ka thënë se qytetarëve të Kosovës i është vonuar e drejta e lëvizjes së lirë.
“Në ditën e dytë të Kongresit të EPP, me sponzorizimin e partisë më të madhe austriake, Die Volkspartei (ÖVP) partisë së kancelarit austriak, Karl Nehammer, u votua rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave të Kosovës”
“Me votat dërmuese të delegatëve të EPP, dhe me miratimin edhe të partive tona simotra që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, rezoluta bën thirrje për mbështetjen e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë në këtë të drejtë bazike dhe tashmë të vonuar”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.