Abdullah Klinaku: Kemi planin, vizionin, idenë dhe origjinalitetin në projektin tonë politik
23 janar 2025
| 22:01
Kryetari i Demokracisë Konservatore, njëherësh kandidat për deputet me numër 30 në koalicionin AAK-Nisma-Konservatorët dhe Forumi Intelektual E30, Abdullah Klinaku, ka shkruar në “Facebook” për tubimin e këtij koalicioni në “Fushë Kosovë.
Ai ka thënë se në Fushë Kosovë janë së bashku për të ardhmen dhe për Kosovën Fituese.
“Jemi së bashku me ata, që kur e synuam çlirimin e vendit e formuan UÇK-në, kur u dash forcimi i shtetit e formuan ushtrinë, e tash kur duhet ta mbrojmë familjen do ta formojmë ministrinë për Familje. Kemi planin, vizionin, idenë dhe origjinalitetin në projektin tonë politik”, ka thënë Klinaku.