Abdullah Klinaku: Kodra e Trimave po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

25 janar 2025 | 23:19

Kryetari i Demokracisë Konservatore, njëherësh edhe kandidat për deputet në koalicionin me AAK-në dhe Nismën, me numër 30, Abdullah Klinaku, ka vazhduar edhe të shtunën fushatën zgjedhore.

Ai ka thënë se Kodra e Trimave është lagje e patriotëve, besimtarëve e familjarëve, prandaj po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Së bashku do ta mbrojmë vendin tonë, Kosovën tonë dhe familjen tonë. Konservatorët e Kodrës së Trimave, na u kanë bashkuar në fillim të organizimit tonë pro familjes që nga nëntori i vitit 2022. Kauza jonë për familjen dhe projekti ynë politik për familjen është unik dhe origjinal. Madje edhe doktrinar me librin tonë “Kauza për Familjen”. Madje, jemi bashkuar edhe me të tjerët në një koalicion që i ka tri shtylla të fuqishme, NATO, Zhvillimi ekonomik dhe Familja!”, ka thënë Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka…