Abdullah Klinaku: Me ne formohet Ministria për Familje

15 janar 2025 | 19:20

Abdullah Klinaku, lider i Demokracia Konservatore, që është pjesë e koalicionit AAK-Nisma, ka thënë se me këtë koalicion do të formohet Ministria për Familje.

“Formimi i Ministrisë për Familje e cila do të kishte në përgjegjësi dhe kompetencë hartimin e politikave, legjislacionit dhe planeve financiare për mbështetjen e fuqishme të familjes është shtyllë për mbrojtjen e familjes. Formimi i Ministrisë së Familjes është praktikë e vendeve që synojnë ta ruajnë familjen”.

“Si model dhe studim më i thelluar rreth kësaj do të mund të merret shteti gjerman ku kjo ministri është funksionale. Kompetencat e kësaj ministrie konsistojnë në mendimin politik i cili ka për qëllim krijimin e politikave pro familjes, hartimit dhe miratimit ë legjislacionit që synon kujdesin ndaj familjes si dhe hartimin dhe nxjerrjen strategjive për kategori të ndjeshme brenda familjes”, ka thënë Klinaku, i cili në listën e koalicionit AAK, Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, mban numrin 30.

Ai ka thënë se Ministria për Familje do të jetë përgjegjëse për një gamë të gjerë detyrash dhe fushash politike që fokusohen në mbështetjen e familjes, mbrojtjen e gruas, fëmijëve dhe të rinjve, ndihmën për të moshuarit si dhe mbështetjen për personat me nevoja të veçanta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të premte kandidati për deputet nga diaspora me numër…