Abdullah Klinaku: Obiliqi e tha fjalën e vet. Është për 137
Kryetari i Demokracisë Konservatore, Abdullah Klinaku, i cili është pjesë e koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka marrë pjesë në takimet e sotme elektorale të këtij koalicioni.
Në tubimin elektoral në Obiliq, ai ka thënë se koalicioni për Kosovën Fituese, me numër 137, ofron programin politik më gjithëpërfshirës, prej familjes, te mirëqenia, te zhvillimi ekonomik e deri te anëtarësimi në NATO.
Klinaku që në këtë koalicion garon me numrin 30, ka thënë se kjo listë përbëhet nga kuadro të dëshmuara patriotike në çlirimin e vendit. “Dhe nga elektorati i bashkuar rreth nesh, të cilët e duan Zotin, Kombin dhe Familjen! Më 9 shkurt nuk kalon mashtrimi, munafikllëku e dyftyrësia, e cila për tre vite sponsorizoi akte juridike që cenojnë familjen, të ardhmen tonë dhe vlerat tona. Obiliqi e tha fjalën e vet. Është për 137”, ka theksuar Klinaku.