Abdullah Klinaku prezanton pakon për mirëqenien e familjes
Kryetari i Demokracisë Konservatore, Abdullah Klinaku, i cili është kandidat për deputet me numrin 30 si pjesë e koalicionit të kryesuar nga AAK-ja, ka prezantuar pakon për mirëqenien e familjes.
“Në funksion të fuqizimi të familjes që në 100 ditshin e parë Ministria për Familje, e themeluar nga Qeveria e Kosovës do të hartoj projektin e quajtur “Pakoja për Mirëqenien e Familjes” e cila do të përfshijë të nevojat për mirëqenien e familjes. Kjo pako do të aprovohet nga Qeveria e Kosovës për shkak të përfshirjes së disa ministrive në përmbushjen e Pakos për Mirëqenien e Familjes”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Sipas Abdullahut, Pakoja për Mirëqenien e Familjes përfshinë – Shtesat për fëmijë dhe lehonat; – Përkujdesin për personat e shtyrë në moshë; – Përkujdesin për personat me nevoja të veçanta; – Sigurimin e banimit për çiftet e sapo martuara; – Sigurimin social për mbështetje financiare në vlerën e një page minimale për personat që mbesin pa punës deri në gjashtë muaj; -Sigurimin shëndetësor si garanti më i mirë i mundësisë për marrjen e shërbimeve cilësore shëndetësor! – Shtesa për fëmijët deri në moshën 6 vjeçare në vlerën mujore prej 120 euro”.
“- Shtesa për fëmijët deri në moshën 16 vjeçare në vlerën mujore prej 150 euro; – Mbështetja në vlerën e pagës minimale për gratë e papunësuara të cilat kanë 3 fëmijë e më shumë, deri në 10 vite; – Subvencionimi në vlerën prej 1500 euro për lindjen e parë, 2500 për lindjen e dytë dhe 3500 për lindjen e tretë; – Subvencionimi në vlerën e pagës minimale për një vit për lindjen e parë dhe të dytë për gratë e papunësuara. Ndërsa në vlerën e 80% të pagës bazë deri në 16 muaj për të punësuarat; – Zgjatja e pushimi të lehonisë deri në 16 muaj për nënën dhe tre muaj për babain; – Zgjatja e pushimit mjekësor për sëmundje të rënda për të punësuar deri në 12 muaj me pagë të plotë; -Subvencionimin e themelimit të bizneseve të profesioneve të lira, sikur se avokatët, kontabilistët, arkitektët e të tjerë, për mbulimin e qirave mujore dhe rregullimit elementar të zyrave deri në 5 muaj”, ka shkruar Abdullahu.
Ai ka theksuar se krijimi i mirëqenies për familjen është komplementar dhe gjithëpërfshirës, prandaj kërkon angazhimin e shumë ministrive dhe agjencive qeveritare. Sipas tij, po ashtu kërkon buxhet serioz.
“Por zotimi ynë është do të arrijmë ta rrisim mirëqenien e familjes e me këtë rast do të rritet edhe mirëqenia e gjithë popullit tonë”, ka shkruar ai.