Abdullah Prapashtica ftohet nga Specialja, thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës
27 gusht 2021
| 13:59
Ish-ushtari i UÇK-së, Abdullah Prapashtica, ka njoftuar se dje ka marrë ftesë për investim nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ftesën e Speciales në banesën e tij në Gjermania ia ka sjell policia gjermane.
Prapashtica ka bërë me dije se vullnetarisht nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese.
Ai ka vlerësuar se kjo gjykatë ka qëndrim armiqësor kundër popullit shqiptar dhe UÇK-së, prandaj nuk pranon t`i përgjigjet në asnjë cilësi!
Postimi i plotë i Abdullah Prapashticës:
Njoftim për Ftesën që më është drejtuar prej Gjykatës Speciale e Bashkimit Europian kundër UÇK-ës me Seli në Hagë!
Deklaratë për Opinion!
E njoftoi Shoqatën e Veterinave të UÇK-ës dhe opinioni në tërësi se sot me 27 gusht 2021 ne ora 10 në banesën time në Gjermani me vizito Policia Gjermane me një kërkesë nga Gjykata Speciale e Bashkimit Europian kundër UÇK-ës në Hag, të cilët me prezantuan një shkresë ku kërkohej nga unë që të i paraqitem Gjykatës Speciale e Bashkimit Europian kundër UÇK-ës si „Dëshmitar vullnetar“ në një seancë dëgjimore!
Po ju njoftoi se përgjigja ime ishte e shkurt dhe konkrete:
Nuk pranoi vullnetarisht të jam dëshmitar i kësaj gjykate kundër UÇK-ës dhe kundër asnjë pjesëtari të UÇK-ës as njëherë. Nuk kam bë as një krim, nuk jam dëshmitar i as një krimi të të tjerëve! UÇK-ja nuk ka krye as një krim!
Nëse eventualisht dikush ka krye krime si person privat ai duhet të përgjigjet si person privat e jo si pjesëtar i UÇK-ës, sepse UÇK-ja kurrë nuk ka pas urdhera me krye krime!
Kjo Gjykatë ka qëndrim armiqësor kundër Popullit Shqiptar dhe kundër UÇK-ës së tij, sepse vepron vetëm kundër shqiptarëve, andaj nuk pranoj të përgjigjem para saj në as një cilësi!
Përgjigjem vetëm para Gjykatave të Republikës së Kosovës nga ku e kam origjinën dhe para Gjykatave të vendit ku jetoj!
Të gjithë dinë qëndrimin tim publike mbi Gjykatën Speciale e Bashkimit Europian kundër UÇK-ës dhe nga ai qëndrim nuk lëkundëm për as një milimetër!
Krijimin e Gjykatë Speciale e Bashkimit Europian kundër UÇK-ës e konsideroi si nje krim ndaj Popullit e ndaj Vendit tim, i cili kurrë e në historinë vet nuk e ka sulmua dhe nuk ka pushtua as një popull tjetër, andaj konsideroi se të gjithë ata të cilët kanë marr pjesë në krijimin e saj janë kriminel dhe duhet të përgjigjen para Drejtësisë Kombëtare dhe para Drejtësisë Ndërkombëtare për veprën e vazhdimit të ushtrimit të terrorit gjyqësore nga ish Jugosllavia ndaj shqiptarëve!
Për mua kjo Gjykatë është një Gjykatë Politike Raciste e jashtë ligjshme e cila vepron në kundërshtim me Sovranitetin Juridik të Vendit tim dhe në kundërshtim flagrant me të Drejtën Ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është ushtrimi i terrorit gjyqësor kundër pjesëtarëve të UÇK-ës, veprimi i se cilës bazohet vetëm në votimin e saj nga Deputetet e korruptuar si marioneta të huaja, të cilës ata me 3 gusht 2015 ia dhanë mandatin e veprimit për 5 vite, dhe të cilës ai mandat nuk i është vazhduar më.
Pra, fjala është për një Gjykatë ilegal e cila pos farsës burokratike të kriminelëve me tituj juridik e ka edhe një krah të armatosur i cili përbehet prej vrasësve me pagesë në uniforma nga shume vende të Evropës e me gjerë, të cilët janë të gatshëm të vrasin secilin njeri që i kundërvihet kësaj Gjykate e cila vepron si Bande terroriste, pra kjo Gjykatë vepron si një Ndërmarrje e Organizuar Kriminale Politike Ndërkombëtare e cila është, krijuar me iniciativën e Beogradit dhe të marionetave të tij të mbetura në Kosovë si edhe nga aleatet tradicional të Serbisë e të Rusisë në disa vene të Evropës. Kjo Gjykate mundet të dergon edhe bandën e vet të armatosur kundër meje, por qendrimi i im nuk do të ndryshoi!
Konsideroi se është e drejtë e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe unë pajtohem që të riaktivizohet Gjykata Ndërkombëtare për krimet e Luftës në ish Jugosllavi me seli në Hag, nëse konstatohet me fakte se ka ende krime të pa ndriçuara në Kosove, pavarësisht nga etnia e inkriminuar në këto krime në atë periudhë dhe nëse do të me vinte një Ftesë e tillë unë do ta respektoja dhe do ti përgjigjesha pavarësisht se s´kam se çka të dëshmoi!
Në parim jam kundër të gjitha krimeve nga kush do që ato bëhen dhe ndaj kujtdo që ato bëhen, pavarësisht nga përkatësia racore, nacionale, fetare etj. dhe kundër krimit jam gjithnjë i gatshëm të luftoi pavarësisht nga kah dhe nga kush vjen ai!
Kjo është DËSHMIA ime publike, andaj nga unë mos pritini as gjë tjetër!