Abdullahu: KRU ‘Prishtina’ do të vazhdojë të investojë në rrjetin e ujësjellësit
Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” sh.a. Ilir Abdullahu, ka bërë me dije se më shumë se 50 000 konsumatorë të Fushë Kosovës tani e tutje do të kenë furnizim 24 orë pa ndërprerë me ujë të pijshëm.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” nuk do të ndalet me kaq por do të vazhdojë edhe me investime të tjera në infrastrukturë të rrjetit të ujësjellësit, mbrojtje të burimeve ujore, shërbime efikase në pagesa ndaj këtij shërbimi dhe shumë risi të tjera që ndërlidhen me sektorin e ujit dhe kanalizimit.
Abdullahu ka bërë apel te qytetarët që të mos keqpërdorin ujin e pijes.
Postimi i plotë i tij:
Vazhdojnë sukseset e njëpasnjëshme të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. në zgjidhjet e vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët, të cilët me dekada kanë pasur mungesë të furnizimit me ujë.
Ditët e sotme, po flasim për javën e kaluar, mbi 50.000 konsumatorë të Fushë Kosovës u bënë me furnizim 24 h pa ndërprerë me ujë të pijshëm, një gjë e shumëpritur nga të gjithë.
Ujësjellësi nuk do ndalet me kaq por vazhdon edhe me investime të tjera në infrastrukturë të rrjetit të ujësjellësit, mbrojtje të burimeve ujore, shërbime efikase në pagesa ndaj këtij shërbimi dhe shumë risi të tjera që ndërlidhen me sektorin e ujit dhe kanalizimit.
Nëse ne si konsumatorë abuzojmë me ujin e pijshëm duke i zbrazë tërësisht rezervat ujore, nëse nuk i lajmërojmë me kohë abuzuesit e ujit, nëse e përdorim ujin e pijshëm për destinacione të gabuara, atëherë do të ketë shumë vështirësi në realizimin e planeve tona konkrete që ndërlidhen me ngritjen e shërbimeve ndaj çdo qytetari.
Na ndihmoni, që të gjithë të kemi një jetë më të lehtë e më të dinjitetshme.
Nivelet e Liqeneve:
BATLLAVA..(-4.1m) nga niveli max
BADOVCI….(-5.5m) nga niveli max.
Apelojmë tek qytetarët që të mos keqpërdorin ujin e pijes.
I.A