Abdullahu: LV-ja dhe LDK-ja nuk e duan PDK-në në opozitë
Analisti politik Faton Abdullahu ka bërë me dije se Partisë Demokratike të Kosovës është duke i bërë mirë opozita.
Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka deklaruar se edhe sikur PDK-ja të mos bëjë asgjë, ajo do të përfitoj nga gabimet që po i bën qeveria Hoti dhe nga qasja përjashtuese e LV-së.
Ai ka vlerësuar se këtë e kanë kuptuar LDK-ja dhe LV-ja, prandaj, sipas tij, këto dy parti janë të interesuar që mos e lënë PDK-në në opozitë. “PDK-ja është në opozitë dhe asaj kjo gjendje është duke i bërë mirë në shumë drejtime. Ajo ka pranuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor vitin e kaluar dhe ka bërë mirë. Për këtë, guximi dhe pranimi i një realiteti të ri, si premisë për ndryshime, duhet t’i faturohet kryetarit Veseli. Edhe sikur PDK-ja të mos bëjë asgjë, ajo, nga gabimet që po i bën qeveria Hoti dhe nga qasja përjashtuese dhe regresive që nuk po e ndryshon LV-ja, jo vetëm tërthorazi, asaj po i faturohen pikë pozitive. Këtë e kanë hetuar të gjithë, dhe të gjithë kohën e fundit janë të interesuar që të mos e lënë PDK-në në këtë pozitë opozitare. Më së shumti në këtë rast shquhen LDK-ja dhe LV-ja”, ka thënë Avdullahu.