Abdullahu: Marrja e vizave ia ka zgjatur jetën qeverisë Kurti

03 tetor 2024 | 11:57

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka shkruar në “Facebook” se marrja e vizave ia ka zgjatur jetën Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se pakënaqësitë e grumbulluara nga dështimet dhe zhgënjimet për 4-5 vite nga kjo qeveri janë zbrazur rrugëve të Evropës.

“Një pjesë shumë e madhe janë larguar për një jetë më të mirë, sepse këtu në Kosovë u është ofru jetë e keqe. Nëse nuk humb me 9 shkurt kjo Qeveri (zot mos e bo) kjo pakënaqësi do të grumbullohet përsëri, larg më revoltuese. Ato lehtë do të kthehen në protesta të mëdha sociale dhe jo vetëm, për ta ndalur mashtrimin të vazhdoj qeverisjen përsëri. Dëmet mund të jenë të mëdha. Prandaj në kohën e duhur votën e duhur. Me 9 shkurt, me kismet, kundër populizmit”, ka shkruar Abdullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…