Abdullahu për komisionin hetimor për energjinë: PDK është e vendosur, nuk lëshon pe
PDK dhe Vetëvendosje, janë përplasur ashpër ditëve të fundit lidhur me ngritjen e një komisioni hetimor për energjinë.
Përderisa partia më e madhe opozitare kërkon hetimin për energjinë, që lidhet dyshimet e fundit, të ngritura nga skandali i ambasadorit Martin Berishaj, partia në pushtet kërkon hetim nga viti 2006 e tutje.
Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu, ne T7 ka thënë se PDK nuk do të lëshojë pe, duke hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Kurti.
“Ky është në qeveri e po do me marrë në pyetje opozitë, çka ke bo”, tha ai për Kurtin.
“PDK nuk lëshon pe”, vazhdoi ai.
Ai ka pyetur se si është e mundur që qeverisë i doli një skandal, ajo të kërkojë një hetim për një periudhë kaq të gjatë.
“Pse bash kur tham ne, hajde ta këqyrim çka jeni tu bo ju për energji, çka bëtë me Martin Berishajn, tek tash këta thanë hajde i hetojmë të gjitha”, tha Abdullahu.