Abdullahu: Qeveria Hoti është qeveri sot për nesër

12 tetor 2020 | 14:59

Analisti politik Faton Abdullahu ka kritikuar veprimet e qeverisë Hoti.

Ai ka vlerësuar se kjo qeveri hezitimin e saj po mundohet ta paraqes si korrektësi e korrektësinë si normalitet.

Sipas Abdullahut, kjo qeveri nuk është as e guximshme dhe as unike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruare se qeveri Hoti është qeveri sot për nesër.

 

Postimi i plotë i Abdullahut:

 

  1. Qeveria Hoti pretendon se është Qeveri normale. Ajo hezitimin e saj po mundohet ta paraqes si korrektësi e korrektësinë si normalitet. Në të vërtetë ajo është Qeveri hezituese  sepse nuk është as e guximshme dhe as unike. Pretendimi për të qenë normale në një rrethanë krejt jo normale është jo normalitet.
  2. Qeveria Hoti është Qeveri sot për nesër. Kjo determinohet nga fakti se është Qeveri minore. Kalimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike vetëm pas shtatë pretendimeve në Kuvend tregon impotencën e saj politike. Si e tillë ajo po i rrit ambiciet e të gjitha partive që të bëhen gati për kombinime të tjera riformatime apo zgjedhje të parakohshme.
  3. Qeveria Hoti po mundohet ta zgjatë jetën e vetë në pushtet, apo thënë ndryshe, ta bëjë amortizimin e opozitarizmit, me oferta që i bën të gjithëve, sidomos PDK- së qoftë me riformatim të mundshëm, qoftë me çështjen e Presidentit. Në këtë drejtim Qeveria Hoti ka edhe prirje për oferta mashtruese.
  4. Qeveria Hoti është dëshmia më e mirë se si për një Qeveri në Kosovë nuk është e mjaftueshme vetëm të qenunit pro-amerikane. Askush nuk e ka kuptuar më ngushtë dhe më keq këtë rreshtim gjeopolitik në Kosovë sesa Qeveria Hoti.
  5. Qeveria Hoti është e bindur se nuk mund të vazhdoj kështu sikundër është, por është po aq e bindur se subjektet opozitare VV dhe PDK dallojnë shumë ndërmjet veti që të jenë bashkë kundër saj. Pa pikë dyshimi se kjo ja zgjatë jetën kësaj Qeverie.
  6. Kjo Qeveri deri sa ishte me VV-n (në të vërtetë si LDK) po aq sa ishte VV-ja, edhe ajo e përmendte dhe pretendonte se do ta luftoj korrupsionin. Lufta kundër korrupsionit ishte kryefjala e saj. Tani kjo Qeveri, konkretisht Kryeministri i saj krenohet se korrupsioni as që është më temë. Rrjedhimisht pretendohet se qenka punë e përfunduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar deputetët e Kuvendit…