Abdullahu: ShBA-ja e ka mbrojtur Kosovën nga qeverisja e keqe e Kurtit

04 shkurt 2025 | 13:51

Kandidati i PDK-së për deputet me numër 39, Faton Abdullahu, ka reaguar pasi i dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell,  ku ka thënë se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Abdullahu përmes një statusi në “Facebook” është shprehur se ShBA-ja e ka mbrojtur Kosovën nga qeverisja e Kurtit.

“Deri më tani, ShBA-të e kanë mbrojtur Kosovën nga qeverisja e keqe e Kurtit. Ato mund të hakmerreshin, por për të mirën e Kosovës kanë abstenuar nga ky ndëshkim. Më 9 shkurt, me votën tonë, duhet ta dëshmojmë që Kurti e ka keq dhe se bashkë me amerikanët mundemi ma mirë”, ka shkruar Abdullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet me numër 31, Hajdar Beqa,…