Abdullahu: Vizat janë kthyer në kartë politike kundër Kosovës

22 tetor 2020 | 12:27

Analisti politik Faton Abdullahu ka kritikuar BE-në për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është një diskriminim anti-evropian që Brukseli po e bën kundër Kosovës evropiane.

Sipas tij, vizat janë kthyer në një kartë politike kundër Kosovës për interesa të ndryshme klanore në BE-së.

“Mos dhënia e vizave për qytetarët tanë është diskriminim anti-evropian që e bën Brukseli kundër Kosovës evropiane. Ka vetëm një arsye që e definon mirë dhe qartë këtë fakti regresiv sepse vizat tanimë janë kthyer në kartë politike kundër Kosovës për interesa të ndryshme klanore në BE të cilat deshifrohen mirë edhe nëse kuptohet arsyeja pse tash sa kohë kemi ftohjen e raporteve Uashington- Bruksel”, ka shkruar ai, duke shtuar se zgjedhjet në ShBA mund ta ndryshojnë këtë raport. “Shpresoj shumë se zgjedhjet në Uashington do të determinojnë një raport më të mirë të SHBA-së me Brukselin e për rrjedhojë edhe një qasje të re e më kualitative të kësaj të fundit ndaj Kosovës dhe sidomos ndaj dialogut tonë me Serbinë”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë, pandemia COVID-19 po ushtron trysni të paprecedent mbi…