Abdxhiku kërkon që Radojiçiqi t’u dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Millan Radojiçiqi duhet t’u dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë.
“Një përpjekje e kot dhe gjithsesi e vonshme e Serbisë dhe presidentit Vuçiq për t’u distancuar nga organizimi dhe strehimi i terroristëve të Banjskës. Tani që stërvitja, armatosja, mbështetja logjistike e vet strehimit të terroristëve kanë dalë në shesh botërisht përpjekjet e tilla janë lëvizje dëshpëruese për distancim”.
“Terroristi Radojiçiq duhet t’iu dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë, si pjesë e pashmangshme e bërjes se drejtësisë për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku. Një vend kandidat për në BE nuk duhet të tolerohet me një politikë të tillë”.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë përgjegjës institucionet udhëheqëse të Serbisë, politike dhe ato të sigurisë, për një tendencë të tillë. Për Kosovën, në të njëjtën kohë, është e domosdoshme fitorja e betejës diplomatike sot dhe rikthimi i pozicionit tonë të drejtë në raport me Serbinë”, ka thënë Abdixhiku për “Klankosova.tv”.
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiçiq është ndaluar për 48 orë nga autoritetet serbe. Ai pas sulmit të 24 shtatorit, kishe marrë përgjegjësinë për përgatitjen e të gjithë aksionit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.