ABDYL HOXHA DJALI I TRIBUNIT TË KOMBIT RAMIZ CERNICA
Ismet Sylejmani
Abdyl Hoxha, njëri nga djemt e Deputetit të popullit shqiptar, Heroit të Kuvendit të Prizerenit, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
E gjithë familja e legjendës së parlamentit të Kosovës, Tribunit kombëtar Ramiz Cernica, më ka përkrahur në angazhimin tim, nëpër vite e dekada për ndriqimin e plotë dhe nderimin maksimal të figurës së madhe e largëpamëse të tij, por Daja Abdyl Hoxha, ka një rol të veçantë dhe angazhim e mbështetje të padiskutueshme ndaj meje!
Daja Abdyl Hoxha pa mëdyshje ishte në mbështetje të çdo hapi në drejtim të nderimit të figurës dhe personalitetit madhorë të babait të tij Ramiz Cernicës!
Por unë dua që kësaj radhe, ta theksoj me forcë dhe solemnisht, se Ai, pra Daja Abdyl, pas mbajtjes së Akademisë së parë Politike për Ramiz Cernicën në Cernicë më 9 Maj në vitin 1993, ishte krahu im i djathtë, që kurrë asnjëherë nuk më mungoi, që ishte perkrahje morale e shpirtërore jo vetëm nga Ai, por edhe nga dy djemt tjerë të Tribunit, dajtë Halim Hoxha e Milaim Hoxha, sikur edhe e tërë familja e Ramiz Cernicës!
Prishtinë, 2 Prill 2023!