ABDYLMEXHIT KARAGA E KA SHPËRNDARË NJOFTIMIN E PARË PËR UÇK, E THOT ME ZË ALI AHMETI

20 mars 2022 | 17:07

Ismet Sylejmani

Në Intervistën e dhënë më 19 Mars 2022, N’Demos, të transmetuar në tv Kanal10 në Prishtinë, njeri prej themelusve të UÇK-së, Udheheqësi popullit shqiptar Ali Ahmeti, për herë të parë publikisht e deklaron në këtë studio, se Abdylmexhit Karaga, është shpërndarësi i parë historik i njoftimit të krijimit të UÇK-së!

Patrioti e atdhetari, shoku e bashkeveprimtari i heshtur e besnik i Ali Ahmetit, i nderuari Abdylmexhit Karaga, është ai personalitet enigmatik, akt e veprimtari të cilën pas 28 viteve e dekonspiron lavdimadhi Ali Ahmeti!

Veprimtari fjalëpak Abdylmexhit Karaga, të cilin në LPK e ka thirrur dhe njohur si XHITA, të gjitha i ka shpërndarë nga posta e kryeqytetit shpirtërorë shqiptar dhe kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut – Shkupi!

UÇK e emertuar në Zvicër më 17 Nëntor 1994, është shpërndarë njoftimi për krijimin e sajë nga Shkupi!

Abdylmexhit Karaga mbetët përgjithmonë figurë e madhe dhe e shquar, emri i të cilit, lidhet pazgjidhshmërisht më Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Prishtinë, 20 Mars 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus ka fituar pak çaste më parë ndaj Salernitanës me…