
Abedin Salihu, kryetar i klubit KF Ulpiana
19 mars 2018
| 22:32
Afaristi i mirënjohur lipjanas, Abedin Salihu-Dino zgjidhet kryetar i ri i klubit të KF Ulpianës.
Bordi mbikëqyrës i përkohshëm i KF Ulpianës është i përbërë nga kryetari Salihu dhe administrator u caktuar, Bekim Shabani, i cili është drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport.
Pas problemeve të shumta financiare që kishte KF Ulpiana, kryetari i deritanishëm i klubit lipjanas ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme e cila u zhvillua në ambientet e Kuvendit Komunal të Lipjanit.
Ish-kryetari Duriqi ishte i pari që hapi fjalimin duke kërkuar për të interesuarit që dëshirojnë t’i prijnë klubit dhe me unanimitet të plotë, Abedin Salihu është zgjedhur kryetar i KF Ulpianës.