Abelard Tahiri: Besnik Bislimi është një huligan i pacipë

13 korrik 2023 | 13:57

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas dhunës në Kuvendin e Kosovës, e cila është provokuar pas sulmit me shishe të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në drejtim të deputetit Mërgim Lushtaku, i cili paraprakisht e kishte gjuajtur kryeministrin Albin Kurti dhe Bislimin me ujë.

Tahiri ka thënë se Bislimi është huligan i pacipë, duke i bërë thirrje policisë dhe prokurorisë që urgjentisht të iniciojë hetime për sulmin fizik të zëvendëskryeministrit.

“Besnik Bislimi është një huligan i pacipë, i cili, huliganizmin e tij e shfaqi edhe sot në Kuvend, duke provokuar e sulmuar deputetët e opozitës me mjete të forta. Ftoj policinë dhe prokurorinë që urgjentisht të iniciojnë hetime për sulm fizik nga ky huligan deficitar, i cili përmbushjen me pushtet e gjen duke ushtruar dhunë fizike, e duke rrezikuar jetën e deputetëve brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se përleshjen në…