Abelard Tahiri: Fadil Vokrrit i jemi përherë falënderues dhe mirënjohës
10 qershor 2018
| 16:21
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë homazhe para trupit të Fadil Vokrrit.
“Golat e Fadil Vokrrit ishin krenaria jonë kombëtare. Ai vazhdoi të shënonte gola për shtetin dhe popullin tonë edhe jashtë fushës së futbollit, duke e anëtarësuar Kosovën në FIFA dhe UEFA”, ka thënë Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Do t’i jemi përherë falënderues e mirënjohës ndaj veprave të tij për Kosovën. I përjetshëm kujtimi për Legjendën tonë, Fadil Vokrri”, ka shkruar Tahiri.
/Epoka e re/