Abelard Tahiri i shan deputetët e pozitës (video)
28 prill 2022
| 11:35
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shpërthyer deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u ngrit në këmbë, ndërsa Haxhiu i thoshte “qetësohu”.
“Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë ‘mbylle’ ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër”, tha ajo.
“Krejt krimet që i keni bë kanë me u zbardhë”, tha ajo ndër tjerash.
Ndërsa mundohej t’i përgjigjej Haxhiut nga vendi, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së.
“Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”.