![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/Abelard-Tahiri.png)
Abelard Tahiri ia kërkon Albin Kurtit agjendën e Qeverisë
02 prill 2021
| 11:16
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga ekzekutivi që të tregojnë agjendën e tyre.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Tahiri ka thënë se kjo lidhet me nevojat reale të Kosovës. “Nuk e kemi parë ende agjendën e Qeverisë dhe nuk e dimë se kur do ta shohim. Kjo lidhet me nevojat reale të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka deklaruar se qytetarët janë ankuar për implementimin e pakos ekonomike. “Mandatet që na kanë dhënë qytetarët janë të ndryshëm, por realitetin e kemi të përbashkët, ditëve që na lanë pas na ka rastistur që të dëgjojmë e të shohim sipërmarrës që nuk e dinë se çka do të ndodhë me pakon ekonomike”, ka deklaruar Tahiri.