Abelard Tahiri infektohet me Covid-19
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se është diagnostifikuar pozitiv me Covid-19.
Ai ka thënë se është mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit.
“Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.
(M.Q / Epoka e re)