Abelard Tahiri: Kurti e prishi ditën solemne duke mos përmendur akterët kryesorë të shpalljes së Pavarësisë
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka prishur ditën solemne të shënimit të pavarësisë me fjalimin e tij në seancë.
Tahiri ka thënë se Kurti nuk i ka përmendur Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin Krasniqin dhe Fatmir Sejdiun të cilët ishin akterët kryesorë në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
“Në ditën solemne kur kemi ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës u prish nga fjalimi i kryeministrit Kurti. Është e papranueshme të mos përmenden akterët kryesorë, nuk mund të zhbëhet ajo që ish-kryeministri Hashim Thaçi ka thirr seancën e jashtëzakonshme për shpalljen e pavarësisë nuk mund të zhbëhet roli i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi e as e ish-presidentit Fatmir Sejdiu. Dua të shpreh keqardhje për sjelljen e kryeministrit Kurti në seancën solemne, Albin Kurti do të duhej të kishte rol unifikues presidentja e vendit po ashtu”, ka thënë Tahiri para gazetarëve.
Ai ka thënë se në seancë nuk ishin as veteranët e luftës e as familjet e dëshmorëve.
“Ta prishësh ditën solemne të pavarësisë së Kosovës është e papranueshme që sot s’i kishim familjet e dëshmorëve e as veteranët e luftës”, ka thënë ai.