Abelard Tahiri, Kurtit: Me pas pa veten në pasqyrë e kishe pështy në fytyrë
Me kërkesë të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Kuvendi i Kosovës po mban debat parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se për fajin e qeverisë janë mbyllur shkollat.
Ai ka theksuar se kryeministri Kurti me pa vetën në pasqyrë e kishte pështy në fytyrë.
“Është java e tretë që nxënësit nuk janë në shkollë dhe administrata në punë. Shkollat nuk janë mbyllur edhe kur atëherë ky kuvend është mbyllur në kohën e dhunshme. Sindikatat dhe qeveria nuk bënë që mos ta kthejmë theksin tek greva kur fëmijët janë e ardhmja e shtetit. Nuk besoj se në këtë sallë e jashtë saj, nuk e din që çfarë edukimi. Pas tri javësh në grevë nuk ka dialog dhe nuk mund të thuash se ka dialog e ti ftosh pas 21 ditësh. Më 14 shkurt keni ardhur në pushtet me mbështetje të madhe dhe në programin elektoral”, tha Tahiri, teksa lexoi pikën e programit kur LV-ja premtonte mbështetje sindikatave në Kosovë.
“Gjendja është e mjerueshme, mbi 320 mijë nxënës janë në shtëpi, në vend se të jenë në shkollë, greva mund të duket e paarsyeshme por është detyrë e qeverisë që ti zgjidh ato e jo të hyjë në paranoja”, tha tutje Tahiri.
“Me pa Albini veten në pasqyrë para dy vitesh këtë kryeministrin e sotëm besomë e kishte pështy në fytyrë”, ka thënë Tahiri.