Abelard Tahiri: Le të angazhohemi të gjthë për një qeverisje që do të udhëhiqet nga Bedri Hamza
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, ku ka ftuar qytetarët që bashkë të zgjedhin një qeveri që do të udhëhiqet nga Bedri Hamza, kandidati i tyre për kryeministër.
Ai thotë se cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përseritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza.
Postimi i tij:
Sot bota demokratike shënon Ditën e Demokracisë. Në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Në vendin tonë, tashmë kanë mbetur më pak se pesë muaj kur do të zgjedhim qeverisjen për katër vitet e ardhshme. Le të angazhohemi të gjthë, gra e burra, të rinjë e të reja që përmes këtyre zgjedhjeve vendit ti mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë e promovojë vlerat e demokracisë dhe e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza.
Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përseritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza.