‘ABI Çarshia’ fondin e ndarë për aktivitetet e 28 Nëntorit, e dërgon në ndihmë në Shqipëri
Alajdin Fusha, njëri ndër pronarët e ‘Abi Çarshisë’ në Prizren përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ka anuluar të gjitha aktivitetet agëtuese e festive për nder të festës kombëtare, 28 Nëntorit.
Postimi i plotë i Fushës:
Në shenjë solidariteti me viktimat dhe të lënduarit e shumtë nga tërmeti që ndodhi në Shqipëri, ABI Çarshia anulon të gjitha aktivitetet argëtuese dhe festive gjatë kësaj jave. Koncerti me artistin e mirënjohur Alban Skenderaj dhe loja e madhe shpërblyese shtyhet për në muajin Dhjetor. Gjatë javës në vijim do t’ju infomojmë për detaje më të hollësishme.
Fondi i ndarë për aktivitetet e 28 Nëntorit, do të shkojë për ndihmë në Shqipëri për të gjithë të prekurit nga tërmeti.
ABI Çarshia shpreh ngushllime për familjarët e viktimave dhe uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve nga kjo fatkeqësi.