Abi Çashia, qendra më e madhe tregtare në rajon

01 tetor 2018 | 20:53

Të shtunën është hapur në qytetin e bukur të Prizrenit qendra tregtare më e madhja dhe më e bukura në rajon.

Abi Çarshia në brendësinë e saj ka mbi 80 brende që i përmbush nevojat e të gjitha gjeneratave, dhe vetem një herë nëse e viziton këtë qendër, atëherë Shkupi e Tirana do të mbesin nën hijen e saj.

Pjesë e Abi Çarshisë janë brendet të veshmbathjeve, kozmetikës, akcesorëve, dekorit, ushqimit, argëtimit dhe relaksit, e shumë produkte dhe shërbime tjera kualitative.

 

Hapësira atraktive dhe shumëllojshmëria e përmbajtjes e përfshirja e të gjitha ofertave e shërbimeve në suazë të qendrës tregtare e bëjnë atë destinacionin fantastik atraktiv për të gjithë vizitorët.

Investimi prej 20 milionë eurove e zotruesve të saj prizrenas, vendos Prizrenin në hartën e qyteteve me vlerën e shtuar dhe si vend ideal për të gjitha gjeneratat. Tashmë Prizrenit përpos Lidhjes së Prizrenit, Kalasë së qytetit iu ka shtuar edhe kjo bukuri që do ta bëjë Prizrenin qytetin më të vizitur në Kosovë.

Abi Çarshia reprezenton hapësirën unike e cila reflekton konceptin e veçantë të Çarshisë së vjetër të Prizrenit, ku të gjithë vizitorët shijojnë përparësitë e hapësirës së gjerë të hapur, shëtitjet në shëtitore dhe kënaqen me kafen apo desertin e preferuar në ambientin tejet atraktiv.

Abi Çarshia është atraksioni që i ka munguar jo vetëm Prizrenit, por Kosovës e rajonit dhe kështu bëhet pa dyshim perla e qytetit të bukur të Prizrenit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Secili shofer mund ta ketë përjetuar frikën pasi të ketë…