“Abi” nga Prizreni merr pjesë në panairin e Londrës
Kompania “ABI” nga Prizreni, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Londrës IFE2022.
Në këtë panair po marrin pjesë dhjetëra kompani tjera ndërkombëtare e që është një mundësi e mirë e bashkëpunimit mes tyre. Panairi është hapur sot me datë 21 mars dhe do të zgjasë deri më 24 mars 2022.
Kompania ABI Shpk nga Prizreni për disa ditë me radhë do të prezantoj në ketë panair të Londrës, produktet dhe shërbimet e saj në disa sektorë duke filluar nga fusha të prodhimit, ushqimit, gastronomisë, hotelerisë etj.
Pjesë e këtij panairi janë edhe kompani tjera nga Kosova në sektorë të ndryshëm.
Kështu është bërë e ditur nga përfaqësuesi i “Abi”-t, Alajdin Fusha i cili ka bërë këtë njoftim në llogarinë e vet në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i Fushës:
Hapet Panairi Ndërkombëtar i Londrës IFE2022, në këtë panair marrin pjesë edhe prodhuesit nga Kosova
Në panairin që mbahet prej 21.03.2022 deri 24.03.2022 në Londër/Britania e Madhe marrin pjesë qindra kompani ndërkombëtare dhe lokale në fusha të prodhimit, ushqimit, gastronomisë, hotelerisë dhe sektorë të tjerë.
Kompania ABI Shpk nga Prizreni për disa ditë me radhë do të prezantoj produktet dhe shërbimet e saj në disa sektorë, ndërkohë pjesë e panairit janë edhe kompani nga Kosova në sektorë të ndryshëm.