“ABI” nga Prizreni ndihmon Skenderajn
Kompania industriale e ushqimit “ABI” nga Prizreni, ka ndarë gjëra ushqimore dhe ka nisur për qytetarët në nevojë të Drenicës.
Kështu ka bërë të ditur përmes “Facebook”, njëri ndër drejtuesit e ABI-Çarshisë, Alajdin Fusha.
Fusha ka thënë se kur Kosova ishte në situatë të vështirë gjatë luftës, Drenica ka qenë ajo që ka luftuar natë e ditë, ka sakrifikuar plot trima për liri. E tash Drenica ka nevojë për ndihmën tonë.…
“SKENDERAJ ? YNË!
Oj Kosovë kur kemi qenë në situatë të vështirë gjatë luftës, Drenica ka qenë ajo që ka luftuar natë e ditë, ka sakrifikuar plot trima për liri.
E tash Drenica ka nevojë për ndihmën tonë…”, ka shkruar Fusha duke i bërë thirrje komunitetit të biznesit që në këto ditë të vështira që po kalon ky regjion nga vërshimet të ndihmohet me aq sa kanë mundësi.
Postimi i plotë i Alajdin Fushës:
SKENDERAJ ? YNË!
Oj Kosovë kur kemi qenë në situatë të vështirë gjatë luftës, Drenica ka qenë ajo që ka luftuar natë e ditë, ka sakrifikuar plot trima për liri.
E tash Drenica ka nevojë për ndihmën tonë…
Në hadith thuhet: “Kushdo që i gjendet vëllait të tij kur ai ka nevojë, Allahu do t’i gjendet atij. Ai i cili vëllait të tij musliman ia largon një problem në këtë botë, Allahu do t’ia largojë atij problemin në Ditën e Gjykimit. Kushdo që ia mbulon një të metë vëllait të tij, Allahu do t’ia mbulojë atij në Ditën e Gjykimit.”
Pejgamberi (savs), thotë: “Atij i cili niset për t’ia plotësuar një nevojë vëllait të tij musliman, Allahu për çdo hap do t’ia regjistrojë 70 shpërblime dhe do t’ia falë 70 mëkate.”