ABI po ekspozon prodhimet në Panairin Ndërkombëtar në Athinë
Kompania “ABI” nga Prizreni, po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të produkteve ushqimeve FoodExpo2022, në Athinë.
Në këtë panair po marrin pjesë dhjetëra kompani tjera ndërkombëtare e që është një mundësi e mirë e bashkëpunimit mes tyre.
Kompania ABI Shpk nga Prizreni për disa ditë me radhë do të prezantoj produktet dhe shërbimet e saj në disa sektorë duke filluar nga fusha të prodhimit, ushqimit, gastronomisë, hotelierisë etj.
Pjesë e këtij panairi janë edhe kompani tjera nga Kosova në sektorë të ndryshëm.
Kështu është bërë e ditur nga përfaqësuesi i “Abi”-t, Alajdin Fusha i cili ka bërë këtë njoftim në llogarinë e vet në “Facebook”:
“Hapet Panairi Ndërkombëtar i Athinës??FoodExpo2022,merr pjesë edhe Kosova??
Në panairin që mbahet në datat 12.03.2022 deri 14.03.2022 në Athinë/Greqi marrin pjesë dhjetëra kompani ndërkombëtare dhe lokale në fusha të prodhimit, ushqimit, gastronomisë, hotelierisë dhe sektorë të tjerë.
Kompania ABI Shpk nga Prizreni për disa ditë me radhë do të prezantoj produktet dhe shërbimet e saj në disa sektorë, ndërkohë pjesë e panairit janë edhe kompani nga Kosova në sektorë të ndryshëm.
#abi #ABIProgres”, ka shkruar Fusha.