‘ABI PROGRES’ jep lajmin e mirë për fermerët
Kompania ABI Progres, duke e parë gjendjen e vështirësuar të fermerëve e ka një lajm të mirë. Irfan Fusha pronar i ABI-të njofton se edhe përkundër stoqeve, për shkak të pandemisë, që të mos mbetet asnjë produkt te fermerët, ABI Progres do t’i grumbulloj gjithë sasinë e fermerëve të gjithë Kosovës. Ai thotë se është grumbulluar trangujt e karotat ndërsa aktualisht po grumbullohen domatet specat ndërsa në vazhdim edhe pemët. Nga këtu i ftoj fermerët se do ta grumbullojmë deri në domaten e fundit dhe specin e fundit tha ai.
Edhe përkundër dëmeve nga reshjet e sivjetme produktet janë cilësore thotë në vijim Irfan Fusha dhe kjo garanton edhe produkte cilësore. Ai e ka një ftesë për konsumatorët.
“Ne vijmë nga një familje bujqësore dhe e dimë çka do të thotë bujqësia. Po mundohemi të kemi cilësi sa më të mirë të produkteve. Sivjet cilësia është shumë e mirë. Edhe përkundër breshëritë dhe dëmeve kemi cilësi të mirë, dhe kur cilësia e lëndës së parë është e mirë garantohet edhe suksesi i produktit. shpresojmë që konsumatorët me këtë cilësi të konsumojnë më shumë produkte vendore. Vërtet janë cilësore. Domatet vijnë përpunohen dhe aty për aty përpunohet kechapi.
Irfan Fusha e ka një porosi: “Nëse duam të rimëkëmbim ekonominë e Kosovës ju preferojë qytetarëve tonë që të konsumojnë produkte vendore. Në këtë mënyrë e ndihmojmë rimëkëmbjen e ekonomisë tonë.
Në këtë kohë të rënduar për ekonominë në përgjithësi dhe bujqësinë në veçanti, njoftimi i Kompanisë ABI se do ta grumbullojë deri në domaten dhe specin e fundit është një lajm i mirë për fermerët ndërsa ftesa e pronarit të ABI-t për konsumim të prodhimeve vendore e ndihmon ekonominë që nga fermeri deri të shitësit në markete.