‘ABI Progres’ pjesëmarrëse në panairin më të madh botëror të ushqimit në Gjermani
Njëra ndër kompanitë më të fuqishme të ushqimit në Kosovë, ‘ABI Progres’ nga Prizreni po merr pjesë në panairin botëror të ushqimit dhe bujqësisë, në Gjermani. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Alajdin Fusha njëri ndër pronarët e ABI-t.
Postimi i plotë i Fushës:
Internationale Grüne Woche 17.01.2020 – 26.01.2020
Kompania ABI Progres nga Prizreni në panairin më të madh botëror i ushqimit dhe bujqësisë.
Jemi në mesin e 1.803 ekspozuesve nga 61 shtet në 118.220 m2 që pritet të ketë 400.000 vizitorë/qytetarë dhe 98.000 vizitorë biznesi.
Ky është panairi më i madh botëror dhe njëkohësisht një panair i veçantë i ushqimit, bujqësisë dhe vreshtarisë. Në fillim të panairit Java jeshile ndërkombëtare – IGW zhvillohet»Global Food Forum«, në të cilin marrin pjesë më tepër se 80 ministri të bujqësisë nga mbarë bota.
Rëndësia e panairit IGW , nga aspekti i politikës bujqësore ka dëshmuar edhe vizita e krye parlamentares, zonjës Merkel si dhe vizita e më tepër se 200 ministrave dhe sekretarëve shtetëror nga gjithë bota.