”ABI” shpërblehet me çmimin ‘Punëdhënësi i vitit 2019’ nga Oda Ekonomike e Kosovës
Në Gala mbrëmjen e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ABI Sh.P.K. nga Prizreni është shpërblyer me çmimin Punëdhënësi i vitit 2019.
ABI Sh.P.K. në vitet 2016, 2017 dhe 2018 ishte fitues i çmimit “Tatimpaguesi i Vitit” dhe sonte iu shtua edhe çmimi “Punëdhënësi i Vitit 2019”.
ABI Sh.P.K. me rritjen e vazhdueshme dhe investimet strategjike, ka ndikuar konkretisht në ekonominë e Kosovës me zbutjen e papunësisë dhe krijimin e vazhdueshëm të vendeve të reja të punës në treg.
Ky shpërblim dëshmon përkushtimin për të hapur vendet e reja të punës dhe shërbime superiore për klientët tanë, gjë e cila nuk do të ishte e mundur pa një staf të përgatitur dhe kualitativ ka shkruar ndër tjera Alajdin Fusha.
Angazhimi i vazhdueshëm, përkushtimi dhe energjia rreth investimeve të vazhdueshme është tregues kyç i suksesit të qëndrueshëm.
“ABI” Sh.P.K.do të vazhdoj të kontribuoi në forma të ndryshme drejt rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë vendore.