Abidali: Barça gjithmonë e ka në opsion Neymarin
18 nëntor 2019
| 11:41
Neymari ishte shumë afër rikthimit në Barcelonë në verën e shkuar, por marrëveshja dështoi për shkak të kërkesave që kishte PSG-ja.
Sulmuesi brazilian e ka shfaqur hapur dëshirën që ka për t’u rikthyer te katalanasit, aty ku u largua para dy vjetësh. Për një afrim të mundshëm në të ardhmen të sulmuesit te Barcelona ka folur edhe drejtori sportiv i këtyre të fundit, Erik Abidal.
“Ai është një lojtar shumë i mirë dhe ka filozofinë e futbollit që ka edhe Barcelona. Gjithmonë do të jetë një opsion për ne. Përtej kësaj ne duhet të marrim disa vendime për sa iu përket çështjeve financiare. Disa prej tyre janë të realizueshme e disa të tjera jo”, ka thënë Abidali.