Abidali mohon interesimin e Barcelonës për Moratan
11 janar 2019
| 11:47
Nuk ka vonuar shumë reagimi i Barcelonës për thashethemet se ata po interesohen për Alvaro Moratan.
“Mundo Deportivo” ka shkruar se drejtori sportiv i Barcës, Eric Abidal, ka hedhur poshtë të gjithë këto zëra, duke lënë të kuptohet se nuk ka asgjë të vërtetë.
Ishte Juanma Lopez ai që i ka ofruar lojtarin skuadrës katalunase, para se të fillonte negociatat me Sevillan dhe Atletico Madridin.
Morata ka hasur në vështirësi që të gjejë formën e tij më të mirë tek Chelsea.
Në Londër janë në kërkim të një lojtari për ta zëvendësuar spanjollin dhe emri që përmendet më së shumti është ai i Gonzalo Higuain.
Një gjë është e sigurt, Morata nuk do të kalojë në “Camp Nou”, sipas fjalëve të Abidal. /Lajmi.net/