Abraham: Krenar që debutova me fanellën e Milanit
02 shtator 2024
| 11:23
I ardhur vetëm në orët e fundit të afatit kalimtar të verës, sulmuesi anglez Tammy Abraham debutoi me fanellën e Milanit në ndeshjen e fundit në Serie A, ku kuqezinjtë barazuan 2-2 në fushën e Lazios. 26-vjeçari luajti si zëvendësues, duke u aktivizuar në 20 minutat e fundit. Gjithsesi, për të ky moment ishte mjaft i rëndësishëm.
“Jam shumë krenar që e vesh këtë fanellë për herë të parë”, u shpreh Abraham. “Natyrisht që donim fitoren, por rëndësi ka që reaguam dhe morëm një barazim. Jam gati ta ndihmoj ekipin”, u shpreh sulmuesi anglez.