Abramovichi, gati ta shes Chelsean
Miliarderi rus, Roman Abramovich, është shumë pranë shitjes së klubit të Chelseat. Lajmi bëhet i ditur nga media prestigjioze “Bloomberg”, që në shkrimin e saj theksohet se biznesmeni 51-vjeçar është i gatshëm ta shesë klubin londinez nëse në zyrën e tij vjen një ofertë prej të paktën 3 miliardë dollarësh.
Lidhja e Roman Abramovichit me Chelsean filloi në vitin 2003, ku rusi filloi transformimin e ekipit nga një skuadër e mesit të tabelës, në një ekip pretendent, që përveç fitimit të titujve në Angli arriti të kishte sukses edhe në arenën evropiane, ku në vitin 2012 fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve përballë Bayern Munchen.
Arsyeja kryesore pas këtij vendimi të manjatit rus është gjendja e tensionuar politike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë. Qeveria britanike ka filluar të marrë masa për konfiskimin e pasurive të personave të lidhur ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin dhe Roman Abramovich është një ndër dhjetëra biznesmenët që po hetohet nga autoritet britanike.