Abramovichi i pranishëm në sallën ku u zhvilluan bisedimet Rusi – Ukrainë
Miliarderi rus Roman Abramovich – pronar i klubit të futbollit Chelsea – është parë brenda sallës ku po bëhen bisedimet mes delegacionit rus dhe atij ukrainas, në Stamboll.
Në fotot e transmetuara nga mediat turke, ai shihet i ulur në një tavolinë përkrah Ibrahim Kalin – zëdhënës i Presidentit Erdogan, dhe mban kufje përkthimi.
Ai nuk është në tryezën kryesore të delegacioneve ruse dhe ukrainase.
Kalin thuhet se ka ndihmuar në koordinimin e takimeve midis oligarkut rus dhe një anëtari të delegacionit ukrainas në hotelet e Stambollit.
Prania e Abramovich sugjeron se ai është ende i përfshirë në njëfarë niveli në përpjekjet e ndërmjetësimit.
Dje dolën raporte se ai pësoi simptoma të dyshimit të helmimit në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi në fillim të këtij muaji.