Chelsea mohon pretendimet për shitjen e klubit nga Abramovich
26 gusht 2018
| 15:57
Chelsea ka mohuar pretendimet se klubi është në shitje pasi u shfaqën thashethemet se pronari Roman Abramovich po kërkon në mënyrë aktive një blerës serioz.
‘Sunday Times” ka shkruar se Abramovichi është i gatshëm ta shesë klubin, por kjo është mohuar nga “London Evening Standard” që ka deklaruar se rusi nuk e ka në plan shitjen dhe vetëm po punon të shtojë fondet.