Abrashi akuzon LV-në se nuk po e përkrahë implementimin për pagat 170 euro të propozuar nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për të cilën ka thënë se tash nuk po e mbështetë implementimin e vendimit të Qeverisë Kurti për t’i paguar punëtorët e sektorit privat me nga 170 euro.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Abrashi ka deklaruar se sektori civil i ka marrë pagat dhe të ardhurat e veta, madje edhe një javë më parë, derisa sektori privat ka qenë 80 për qind i bllokuar dhe i është pamundësuar çfarëdo aktiviteti ekonomik gjatë kësaj pandemie.
“Qeveria paraprake përkundër asaj që ka proklamuar 180 milionë euro pakon, diku vetëm 80 për qind të pagave të muajit mars i ka paguar, derisa pagat e muajit prill as që kanë filluar të paguhen dhe ideja e pagesës së 50 përqind e qirave të biznesit privat ende nuk ka filluar”.
“Dje kam kuptuar që nuk ka mjete dhe Ministria e Financave dje ka ardhur me propozim për implementimin e projekt-propozimit të Qeverisë Kurti. Nuk i kuptoj deputetët e Vetëvendosjes që një projekt që e kanë propozuar vetë, tash nuk e përkrahin”, ka thënë ka thënë Abrashi.