Abrashi akuzon VV-në se nuk po e heq taksën për shkak të zgjedhjeve në Podujevë
08 mars 2020
| 21:46
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se tarifa ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk po hiqet, në mesin e shumë arsyeve, edhe për shkak të zgjedhjeve në Podujevë.
“Sot një javë, janë zgjedhjet në Podujevë; e në mesin e shumë arsyeve, heqja e tarifës po shtyhet edhe për shkak të garës në Podujevë Ndërlidhja e vendimmarrjes për heqjen e tarifës me zgjedhjet në Podujevë, është gabim dhe keq që ka ndodh. Kryetari i ri i Podujevës do të jetë Nexhmi Rudari! Nuk mund të na prishni me Washington!”, ka shkruar Abrashi në proflin e vet në “Facebook”.