Abrashi: Autostrada me Serbinë nis të ndërtohet vitin e ardhshëm

29 dhjetor 2020 | 11:42

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se për projektin e autostradës që del nga marrëveshja me Serbinë e nënshkruar në ShBA, kanë aplikuar në BERZh për financimin e këtij projekti.

Abrashi në konferencën e fundit për medie për këtë vit, ka thënë se pas shumë vitesh është shpallur tenderi për rrugën Kijevë-Zahaq, dhe sipas tij punimet pritet të nisin shpejt në këtë rrugë.

“Projektet me marrëveshjen e Uashingtonit, për ‘Autostradën e Paqes’ kemi aplikuar në BERZh për financimin e këtij projekti, derisa jemi duke punuar në hartimin e fizibilitetit të hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Prishtinë-Merdare”, ka thënë Abrashi.

Ai ka bërë me dije se “Autostrada e Paqes” pritet të nis në vitin e ardhshëm.

Më tutje, ai ka thënë se për vitin e ardhshëm janë planifikuar të ndërtohet disa rrugë.

Ministri ka folur edhe për punën që është bërë në fushën e aviacionit dhe sigurisë në komunikacion. Po ashtu, Abrashi ka folur edhe për projektet tjera infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aktiviste e njohur në Arabinë Saudite, e cila kishte…