Abrashi dhe drejtori i KEDS-it biseduan për thellimin e bashkëpunimit

15 qershor 2020 | 16:24

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takim drejtorin menaxhues të KEDS-it në Kosovë, Alter Erbas.

Në këtë takim njoftues, Abrashi dhe Erbas diskutuan për bashkëpunimet ekzistente dhe ato në vazhdimësi mes ministrisë dhe KEDS-it.  “Ministri Abrashi e informoi për projektet me prioritet në mandatin e tij dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me KEDS, me qëllim të evitimit të vonesave të mundshme në realizimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës. (A. M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të shënimit të ditëve të çlirimit të Gjilanit,…