Abrashi flet për demarkacionin: LDK nuk do të bllokojë procesin
Deputeti i LDK-së Arban Abrashi duke folur për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, deklaroi se kjo parti nuk do bllokojë procesin.
Abashi ka treguar se pse me aq ngulim partia e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk pranon përfshirjen e raportit të Shpejtim Bulliqit.
“Sepse përjashtojnë njëra-tjetrën. Marrëveshja përcakton një vijë, ky raport mendon që vija duhet të jetë tjetër prandaj e përjashtojnë njëra-tjetrën, janë kontradiktore. Duhet të gjendet një formë kreative e cila e zgjidhë këtë situatë”, deklaroi Abrashi.
Ai ka thënë se arritja e marrëveshjes është vetëm një fjalë larg.
“LDK nuk do të bllokojë procesin. Ka qenë konstruktive tani e sa vite dhe ka proklamuar që sa vite se kjo vijë është në rregull. Ne nuk jemi ata që bllokojmë dhe do të gjejmë zgjidhje kreative”, ka thënë Abrashi.