Abrashi huazohet në Basel
27 janar 2021
| 21:56
Amir Abrashi është larguar nga Freiburg dhe do të vazhdojë karrierën në Zvicër, me skuadrën e Basel. Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua deri në fund të këtij sezoni.
Abrashi do të zëvendësojë te Basel mesfushorin tjetër të kombëtares, Taulant Xhaka, i cili humbi sezonin për shkak të një dëmtimi në gju.
Abrashi ka luajtur pak minuta këtë sezon me Freiburg (vetëm pesë ndeshje), teksa tek ekipi i ri do të ketë shok skuadre edhe Edon Zhegrovën.